Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe Sekretarit amerikan i Shtetit, John Kerry kanë biseduar sot përmes telefonit, për mënyrat se si do të zbatohet marrëveshja Rusi-SHBA dhe për koordinim të aksioneve në Siri si dhe për ruajtjen e armëpushimit.
Kështu thuhet në një njoftim të MPJ’së ruse. Aty thuhet se kjo bisedë telefonike është bërë me iniciativë të Uashingtonit zyrtar dhe bashkëbiseduesit u fokusuan për situatën në Aleppo dhe në theks të veçantë u dakorduan që të dy palët të bëjnë më të mirën për të zbatuar marrëveshjen, që sipas Moskës është arritur gjatë vizitës së Kerryt në Rusi, gjatë muajit korrik, shkruan Gazeta Express.
Kerry ka thënë se gjatë bisedimeve të muajit të kaluar në mes të Uashintonit dhe Moskës është arritur një mirëkuptim për hapat e mëtejmë që duhet të ndërmerren që Siria t’i kthehet procesit të paqes.
Agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi sot ka cituar ministrin e Mbrotjes, Sergei Shoigu të ketë thënë se SHBA dhe Rusia ishin afër që të nisnin aksione ushtarake të përbashkëta kundër militantëve në Aleppo të SIrisë.
Lufta civile në Siri, që ka nisur pesë vjet më parë, ka lënë të vdekur mijëra persona