Sport

I kërkuari nga shumë skuadra, “Papu” vendos për të ardhmen (Foto)

Alejandro Dario Gomez ka vendosur për të ardhmen, e cila do të jetë Atalanta përkundër ofertave të shumta, shkruan IndeksOnline.

Gomez ka vazhduar me klubin italian duke nënshkruar kontratë pesë vjeçare, deri në vitin 2022.

29-vjeçari ishte objektivi kryesor i Milanit, ndërsa kishte oferta edhe nga Premier Liga.

Në 100 paraqitje sa ka bërë për ekipin e Atalantas, argjentinasi ka shënuar 29 gola./IndeksOnline/