Rajon & Botë

BE kërkon nga Turqia hetime për parregullsitë në referendum

Bashkimi Evropian i bëri të martën thirrje Turqisë për të nisur një hetim transparent në lidhje me dyshimin për parregullsi që u konstatuan nga ana e vëzhguesve në referendumin kushtetues të së dielës.

“I bëjmë thirrje të gjitha palëve të dëshmojnë maturi dhe autoritetet të nisin një hetim transparent në lidhje me parregullsitë e dyshuara të konstatuara nga ana e vëzhguesve ndërkombëtarë”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, gjatë një konference shtypi në Bruksel.