Aktuale

Kërkohet transparencë në tenderat e Komunës së Ferizajt

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka kërkuar nga Komuna e Ferizajt të bëhet transparente të proceseve tenderuese me qëllim që të pamundësohet keqpërdorimi eventual i parasë publike.

AVONET do të bëj monitorimin e procesit tenderues, si dhe implementimin e saj.

“Arsyeja e monitorimit bazohet në raportet e ndryshme monitoruese dhe dyshimin e opinionit publik për keqpërdorim të mundshëm të parasë publike”, thuhet në njoftimin e AVONET./KP