Aktuale

Kërkohet shkarkimi i Ramush Haradinajt

Analisti Bajrush Morina edhe sot u ka dërguar porosi deputetëve të Kuvendit të Kosovës.Ka kërkuar ratifikim të demarkacionit, mirëpo përveq saj Morina sot kërkesave të tij u ka shtuar edhe atë për shkarkimin e kryeministrit Ramush Haradinaj.

VOTOJENI DEMARKACIONIN!
SHPËTOJENI KOSOVËN!
SHKARKO-JENI RAMUSHIN! “ janë kërkesat që Morina i ka listuar në facebook.Ramush Haradinaj ka bërë thirrje për unifikim dhe votim të marrëveshjes së demarkacionit, bashkë me dy raportet shtesë që i janë bashkangjitur marreveshjes.Seanca e Kuvendit është thirr për orën 10:00.