Aktuale

Kërkohet seancë e jashtëzakonshme për arrestimin e Thaqit

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Gëzim Kelmendi ka iniciuar një seancë të jashtëzakonshme për arrestimin e drejtorit të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Nehat Thaqi.

 

Për këtë ai ka marrë nënshkrimet e 52 deputetëve.

Nuk është qartësuar nëse kjo seancë do të mbahet. Kuvendi mblidhet për të diskutuar për Trepçën në orën 20:30.