Zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi priti anëtarët e Komisionit për Veprimtari Prodhuese, Tregti dhe Mjedis nga Kuvendi i Shqipërisë.
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, së bashku me Kryetarin e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa, priti në takim anëtarët e Komisionit për Veprimtari Prodhuese, Tregti dhe Mjedis nga Kuvendi i Shqipërisë, kryesuar nga Eduard Shalsi.
Në këtë takim zëvendëskryeministri Kelmendi, pasi paraqiti gjendjen e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, tha se, duke u bazuar në përvojat e deritanishme është mirë që sa më parë të detektohen problemet dhe sfidat prioritare, me qëllim që të kemi një pasqyrë më të qartë e cila aktualisht mbretëron dhe më pas të fokusohemi bashkërisht në mënjanimin e tyre.
Zëvendëskryeministri Kelmendi kërkoj gjithashtu që të krijohen plane afatgjata me qëllim që të ketë ngritje dhe përmirësim të marrëdhënieve ekonomike në të gjitha fushat.
Më tej, zëvendëskryeministri ka folur për gjetjen e mundësive për lehtësimin e procedurave doganore, me qëllim që ato të mos jenë pengesë për prodhimet e prodhuesve, por të ketë lehtësime dhe shtytje për avancimin e bashkëpunimit.
Eduard Shalsi, Kryetar i Komisionit për Veprimtari Prodhuese, Tregti dhe Mjedis nga Kuvendi i Shqipërisë përgëzoj zëvendëskryeministrin Kelmendi për detyrën e re dhe vuri theksin në disponimin pozitiv që ekziston në Shqipëri për të bërë biznes me prodhuesit e Kosovës, duke nënvizuar se do të përpiqen vazhdimisht që t’i eliminojnë pengesat e ndryshme që mund të shfaqen dhe kërkoj që bashkëpunimi të jetë i vazhdueshëm dhe të thellohet besimi i ndërsjellë, si ndërmjet prodhuesve ashtu edhe ndërmjet institucioneve./KosovaPress/