Aktuale

Kërkohet paraburgim për personat që u kapën me 26 kilogramë drogë

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar nga Gjykata Themelore e këtij qyteti caktimin e paraburgimit të pandehurve, V.K., dhe D.S., me dyshimin se të njëjtit duke vepruar si bashkëkryerës kishin për të kryer vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 273, paragrafi 1, pika 1.9 dhe neni 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Kjo prokurori ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, ndaj të pandehurve, V.K., dhe D.S., në drejtim të veprës penale të lartcekur, për shkak se me datën 6 shkurt të këtij viti, në magjistralen Pejë-Mitrovicë, në fshatin Serbodran të komunës së Istogut, në bashkëkryerje në veturën e tyre po transportonin narkotik të llojit marihuanë në sasi prej 26 (njëzetegjashtë) kilogram me qellim të shitjes.

Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake.

the authorBurbuqe Metolli