Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës në Kosovës edhe një herë ngre zërin për intensifikimin e hapave institucional në njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftë në Kosovë dhe për zbatimin e plotë të ligjit.
Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara në mbështetje të viktimave të torturës, kjo qendër nëpërmjet një komunikate, ka thënë se po shënohet kjo ditë në kohë sfiduese.
“ Tre dekada pas hyrjes në fuqi të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër torturës, shumë njerëz në botë jetojnë në vende ku tortura është ende e vërtetë dhe e pranishme”, thuhet në komunikatën e QKRMT-së./KosovaPress/