Aktuale

Kërkohet një muaj paraburgim për personin që dyshohet se e dhunoi një vajzë në Gjakovë

Prokuroria Themelore ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit me inicialet S.M., me dyshimin e bazuar se ai ka kryer veprën penale të “Dhunimit”.

Siç njofton Prokuroria, me datë 02.02.2020 e deri më 05.02.2020, në Komunën e Gjakovës, saktësisht tek baraka e tij, pa pëlqimin e personit tjetër, këtu të dëmtuarës me inicialet A.M., i pandehuri kryen aktin seksual.

“Duke e ditur se e njëjta ka çrregullime ose aftësi të kufizuara mendore, e shfrytëzon situatën, ku qëndron me të dëmtuarën për tri net radhazi në të njëjtën barakë, e gjatë kësaj kohe në vazhdimësi ka kryer akt seksual me të”.

Kështu, sot prokurori i rastit, ndaj të pandehurit ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh.