Arsim & Kulturë

Kërkohet mbështetje financiare për Parkun Kulturor “Ali Podrimja” në Gjakovë (Foto)

Duke filluar nga 1 qershori, për katër muaj rresht, në Gjakovë planifikohen të shfaqen filma dhe dokumentarë, shfaqje muzikore dhe teatrale dhe të organizohen aktivitete tjera për të rinj si pjesë e Parkut Kulturor “Ali Podrimja.”

Parku Kulturor organizohet për herë të parë nga një grup i të rinjve vullnetarë të Gjakovës dhe do të mbahet në sheshin “Ali Podrimja” që ndodhet në qendër të qytetit në mes të hotelit “Pashtriku” dhe lumit “Krena.”

Ideja e Parkut Kulturor është mbështetur nga Komuna e Gjakovës që ka dhënë sheshin “Ali Podrimja” në shfrytëzim për këtë projekt.

Përmes kësaj komunikate për media, kërkojmë mbështetje financiare nga publiku në Kosovë dhe në diasporë që të na ndihmojnë të mbledhim 10,780 euro. Të hollat mund të dhurohen përmes fushatës croëdfunding në këtë link: http://kosovaideas.com/campaign/detail/286

“Gjatë verës në Gjakovë ka shumë të rinjë por pak aktivitete, nuk ka kinema dhe rrallë organizohet ndonjë koncert ku mund të mblidhen dhe të defrehen të rinjtë. Parku Kulturor synon që ta bëjë Gjakovën një qytet atraktiv për të gjithë banorët e saj dhe të ofrojë një verë të pasur me aktivitete kulturore.” tha Arber Lleshi, njëri nga organizatorët. “Ne jemi të rinjë vullnetarë me ide por pa buxhet. Andaj shpresojmë që publiku do t’i përgjigjet pozitivisht kërkesën tonë për mbështetje financiare.”

Projekti është organizuar nën ombrellën e organizatës joqeveritare GjakovaBasel që promovon bashkëpunimin me diasporë në fusha kulturore dhe shoqërore.

Croëdfunding: http://kosovaideas.com/campaign/detail/286

Facebook: https://www.facebook.com/parkukulturor/

Video: https://vimeo.com/user64590268

Personi kontaktues: Arber Lleshi | +386 49 181 720 | [email protected]

17693213_10154405148078244_565673899_o

17759169_10154405148038244_150120766_o

17761490_10154405148068244_903267022_o

17622643_10154405148198244_1245844890_o

17742467_10154405148008244_1234236726_n