Dy banesa, njëra në Prishtinë e tjetra në Klinë, një shtëpi dykatëshe, një truall prej 300 metrash katrorë, si dhe mbi 235 mijë euro, Prokuroria ka kërkuar të premten nga Gjykata që t`i konfiskohen ish-gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Pejë, Kolë Puka
Kjo pasuri, sipas Prokurorisë, është fituar në mënyrë të kundërligjshme. Aktualisht gjendet e sekuestruar, shkruan sot Koha Ditore.
Mirëpo me këtë kërkesë nuk është pajtuar mbrojtja e Pukës, e cila e ka konsideruar kërkesën të pabazuar.
Rreth saj Gjykata pritet të vendosë kur të publikojë aktgjykimin.
Ish-gjykatësi Puka po akuzohet për nxjerrje të paligjshme të vendimeve gjyqësore, për keqpërdorim të detyrës zyrtare apo të autorizimit, për pastrim parash dhe shmangie nga tatimi.