Aktuale

Kërkohet drejtësi për Donjeta Pajazitajn

Në organizim të shoqërisë civile, sot në Strellc të Deçanit janë bërë homazhe dhe vënë kurora lulesh mbi varrin e Donjeta Pajazitajt, e cila tash një vit është gjetur e vrarë në Bjeshkët e Nemuna.

Kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj kërkoi zbardhjen e këtij rasti kriminal mbi një vajzë të re dhe të pafajshme e cila pat tronditur opinionin.

Ndërsa, Adem Lushaj, në emër të shoqërisë civile kërkoi zbardhjen sa më të shpejt të vrasjes së Donjetës, meqë edhe pas një viti të vrasjes së Donjetës, drejtësia “po fle” duke thelluar kështu dhembjen e familjes.

Donjeta Pajazitaj, u vra tash një vit pas një muaji humbjeje pa gjurmë, ndërsa si i dyshuar për rastin që atëherë mbahet nën arrest kushëriri i saj. Naser Pajazitaj./KosovaPress/