Aktuale

Kërkohej nga Interpoli, arrestohet në Vermicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar nga Interpoli është arrestuar një mashkull shqiptar në Vermicë.

Në njoftim të Policisë thuhet se i arrestuar është shtetas i Shqipërisë, transmeton KosovaPress.

“Për arrestimin  e të dyshuarit është njoftuar Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.