KEDS përmes një komunikate ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike vetëm në raste emergjente.
Në komunikatë thuhet se kanë trashëguar një rrjet të vjetruar dhe përmedin faktin se janë duke vepruar në përputhshmëri me udhëzimet e Zyrës së Rregullatorit.
Por u deshtën dy ditë që KEDS-i ta zbatonte një vendim të ZRRE-së që ia ndalonte kompanisë turke reduktimet me arsyetimin e mirëmbajtës së rrjetit.
“KEDS ka trashëguar një rrjet shumë të vjetër, dhe ne po e përmbushim detyrimin tonë në ngritjen dhe përmirësimin e tij. Për ta bërë këtë, ne duhet të ndërpresim furnizimin dhe ne po përpiqemi që ta bëjmë këtë në mënyrën më efikase të mundshme, në mënyrë që të mos shkaktojmë shqetësime për konsumatorët. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër që të intervenohet në rrjet pa u ndalur energjia elektrike, meqë kjo mund të mund të shkaktonte humbje të jetëve të njerëzve”, thuhet në komunikatë transmeton lajmi.net.
Tutje, KEDS ka thënë se për shkak të rrjetit të vjetër ka ndërprerje dhe prishje emergjente në të cilat duhet intervenuar.
“Në të njëjtën kohë, duke pasur parasysh se rrjeti është shumë i vjetër, shpesh ka ndërprerje dhe prishje emergjente që janë jashtë kontrollit tonë, në të cilat sërish ne detyrohemi të intervenojmë për t’i sanuar, në përputhje të plotë me ZRRE-së, në mënyrë që qytetarit të mos mbesin ma rrymë. Ne e kuptojmë se kjo është e papërshtatshme për konsumatorët dhe po bëjmë çdo përpjekje që në këto raste ekipet të ndërhyjnë sa më shpejtë që munden”.
“Ne do të vazhdojmë të informojmë dhe të raportojmë tek institucionet publike relevante si ZRRE-ja dhe të tjerët, vazhdimisht dhe në mënyrë të detajuar në lidhje me veprimet e ardhshme emergjente që duhet të kryhen”, thuhet në komunikatë./ lajmi.net