Aktuale

Kërkesa e deputetes pasi Qeveria ndau 15 mijë euro për familjen Daci

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka kërkuar nga Qeveria që të mos ndaj para vetëm për familjet e politikanëve dhe të diskriminoj qytetarët e vendit.

Ajo ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndajë nga 15 mijë euro për çdo familje që kanë ndonjë anëtar që ka humbur jetën në vendin e punës.

“Qeveria në emër të barazisë sociale (inekzistente), me urgjencë të merr vendim për ndarje të ndihmës materiale ( nga 15 000 euro), për të gjitha familjet e punëtorëve që humbën jetën në vend të punës, si pasojë e mosrespektimit të Ligjit për siguri dhe shëndet në punë nga ana e punëdhënësve”, ka shkruar ajo.

Qeveria Haradinaj këtë javë ka ndarë shumën prej 15 mijë eurosh për familjen e zëvendësministrit të diasporës, Arian Dacit, i cili humbi jetën tragjikisht nga një ortek në Brezovicë. Arian Daci ishte djali i akademik Nexhat Dacit.