Besnik Marsela u shoqërua nga policia e Klosit pasi ka kërcënuar publikisht ish-bashkëjetuesin e motrës së tij.
32 vjeçari në mesditën e sotme-sipas policisë, publikisht ka kanosur seriozisht për vrasje shtetasin E.H, 27 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Lurë Bashkia Peshkopi.
“Shtetasi i lartpërmendur e kërcënoi për vrasje pasi pretendon se shtetasi E.H ka bashkëjetuar me motrën e tij F.M katër muaj dhe që prej muajit korrik kjo marrëdhënie është prishur pa i dhënë shpjegim motrës së tij për arsyet e ndarjes”, thotë policia në Shqipëri.
Sipas policisë, materialet në ngarkim të shtetasit Besnik Marsela do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për ndjekje në gjendje të lirë për veprën penale të “Kanosjes”.