Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi kishte sulmuar fizikisht e më pastaj kishte dërguar mesazhe kërcënuese viktimës femër të kombësisë shqiptare duke ekspozuar edhe një pistoletë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ismail Qemali”, raporton të enjten Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.