Aktuale

Kërcënon familjarët me vrasje, arrestohet

Dje në fshatin Hajvali të Prishtinës Policia ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka kanosur familjarët e tij me vrasje.

Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur më 27.08.2017 në orët e pasdites.

I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./KosovaPress/