Një qendër tregtare dhe stacioni i trenit në Mynih të Gjermanisë është evakuuar, pas raportimit që ka marrë policia për një kërcënim me bombë pasditen e sotme.
Rrugët janë mbushur me policë, por nuk ka ndonjë informacion të saktë se çfarë është duke ndodhur, transmeton KosovaPress.
Qendra tregtare “Pasing Arkaden” është 13 kilometra larg nga qendra tregtare “Olimpia”, ku ka ndodhur sulmi javën e kaluar.