Një person ka raportuar në Stacionin Policor Jugu Prishtinë se në profilin e tij në facebook ka parë dy mesazhe kërcënuese të cilat i kishin ardhur më 13 dhe 14 prill.
Në konsultim me Prokuroren Kujdestare është iniciuar rastin kanosje, i njëjti ka kaluar në njësinë e NJHR-se Prishtinë për hetime të mëtejme./KosovaPress/