Aktuale

Kërcënim me thikë dhe tentim vjedhje në një barnatore në Prizren – Arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë të dyshuarin mashkull, i cili kishte kërcënuar me thikë në tentim ta grabitë pazarin ditor nga viktima femër, farmaciste në një barnatore në Prizren.

Në komunikatën e dërguar për media, thuhet se njësia përkatëse policore më 21 shtator kishte arritur ta arrestojë personin e dyshuar që kishte kërcënuar me thikë në tentim të vjedh pazarin e barnatores.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.