Aktuale

Keqtrajton në vazhdimësi nënën e tij, arrestohet gjakovari

Një person është arrestuar nga policia pasi i njëjti në vazhdimësi ka keqtrajtuar nënën e tij.

Sipas njoftimit të PK-së, viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në vazhdimësi ka keqtrajtuar nënën e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.