Aktuale

Keq u përmbyt edhe shkolla “Ismail Qemali”

Prishtina është vërshuar sot nga reshjet e shiut. Kjo gjendje ka krijuar edhe kaos krejt kryeqytetin.
Por, nuk e pësuan vetëm rrugët. Në një kaos u përfshi edhe shkolla fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë e cila gjendet në lagjen Kodra e Diellit.

Objekti që ka probleme të mëdha me kanalizimin u mbushë me uji. Nga reshjet, pos korridorit, uji hyri edhe nëpër klasa.

Më poshtë mund të shihni videon edhe disa fotografi ku shihen nxënësit duke u përballur me situatën emergjente që është krijuar në këtë shkollë. /Lajmi.net/