ShowBiz

Këngëtarja shqiptare tregon përse e mbajti të fshehtë shtatzëninë

Lajmi se Linda Halimi u bë nënë befasoi të gjithë, kjo ngase këngëtarja e kishte mbajtur të fshehtë shtatzëninë.
Linda Halimi dy ditë më parë u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë vajzën, Kaimana, shkruan lajmi.net.

Por, ajo për të cilën ishin të gjithë kureshtar ishte fakti përse këngëtarja e mbajti të fshehtë shtatzëninë.

Përmes rrjeteve sociale, ajo ka bërë të ditur që këtë gjë e bëri për faktin se dëshiroi që këtë fazë ta shijonte vetëm me personat më të afërt për të.

“Thjesht doja të mbroja energjinë e saj dhe të shijoja fazën më të ndjeshme në jetën e një gruaje – shtatzëninë larg syve të botës! Ishte eksperienca më e bukur! Ndjehem e fuqizuar! Unë jam grua. Unë nuk e fsheha atë nga bota, largova botën nga ajo. Të gjithë kanë nga një mendim dhe kur vjen puna tek bekimet e Zotit nuk ka rëndësi mendimi i askujt. E gjithë familja ime dhe rrethi im miqësor e dinin dhe u jam mirënjohëse që respektuan privatësinë time duke mos thënë asnjë fjalë. Jo të gjithë do të festojnë për ty, pa pasur rëndësi se sa shumë luftojmë për t’ju bërë përshtypje! Dhe po jam duke jetuar kohën më të bukur të jetës sime me të në krahët e mi”, shkruan ajo. /Lajmi.net/