ShowBiz

Këngëtarja shqiptare përfaqëson Qipron në Eurovision 2018

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira do të përfaqësojë Qipron në Eurovision 2018.

Mediat greko-qipriote, kanë dhën lajmin se Foureira ka pranuar ftesën e televizionit publik qipriot që ajo të përfaqësoj Qipron në festivalin evropian të këngës “Eurovision Song Contest”, i cili në maj të këtij viti do të mbahet në Portugali, transmeton Magazina.al

Siç raportojn mediat atje, këngëtarja tashmë ka regjistruar këngën përfaqesuese me titullin “Fuego”, ndërsa sipas raportimeve ajo tejkalon pritshmëritë dhe ritmi i saj pritet ta çoj në këmbë Evropën.

Mediat e kanë përshkruar Foureirën, si një nga pjesëmarrjet më të fuqishme që kur Qipro merr pjesë në festivalin evropian të këngës.

Eleni është një nga këngëtarët më të famshme në Greqi e Qipro, ajo pranoj se është me origjinë shqiptare vetëm pasi arriti kulmin e karrieres pasi kishte frikë se paragjykohej.

Kujtojmë që këngëtarja kishte publikuar edhe bashkëpunimin e saj në vitin 2016 me këngëtarin kosovar Butrint Imeri, kënga e tyre “Delicious”, nuk arriti pritshmëritë e dy artistëve./Magazina.al/