Këngëtarja Natalia Dzenkiv u ndalua në kontrollin e pasaportave në një aeroport, përderisa ishte duke u kthyer në shtëpi nga Turqia.
Por, ndalesa nuk kishte të bënte me asgjë ilegale. Madje, ndalesa u bë për një arsye mjaft interesante dhe të bukur – pasi kjo ishte edhe një kompliment për të.
Zyrtarët e aeroportit dyshuan se ajo po përdorte pasaportën e dikujt tjetër – për shkak të moshës së saj, transmeton Gazeta Express.
Besojeni apo jo, Natalia është 41 vjeçe. Dhe pamja e saj rinore e futi atë në telashe.
Zyrtarët në kontrollin e pasaportave dyshuan se ajo është 20 vjet më e re dhe se po përdorte pasaportën e një gruaje më të moshuar.