Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora mbrëmë ka performuar në një koncert në Tiranë para mijëra njerëzve.
Koncerti është quajtur “Ora e Super Muzikës”, pasi në tre ditë rresht ka sjell zëra të fuqishëm si: Ermal Meta, Eugent Bushpepa dhe Rita Ora, shkruan lajmi net.
E pjesë e këtij koncerti ka qenë edhe këngëtarja nga Kosova, Kida e cila u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar.
Në disa fotografi të publikuara nga Kida në Instagram, ajo shihet teksa përkrah yllit botëror Rita Orës, të cilat duken mjaft të hareshme.
Theksojmë se tek “Sheshi Skënderbej”, kishte rreth 250.000 qytetarë të cilët e ndoqën nga afër koncertin e artistes së madhe, Ora. /Lajmi.net/