ShowBiz

Këngëtarja e njohur kopjon Rita Orën

Është ndër emrat më eminent të muzikës, e së fundi ka filluar të bëhet inspirim për të tjerët.
Këngëtarja Rita Ora në pothuajse të gjitha paraqitjet e fundit publike është shfaqur me flokë të kapura kaçurrele, shkruan lajmi.net.

Ky ndryshim i saj është komplimentuar nga shumëkush, madje kanë filluar edhe t’i bëjnë flokët me të njëjtin stil sikurse ajo.

Është Yllka Kuqi ajo e cila së fundi në një fotografi publikuar në rrjete sociale shfaqet me flokë njësoj si Rita, e që i shkonin shumë.

“For You” është kënga e fundit nga Rita, të cilën e solli në duet me Liam Payne dhe ka rezultuar shumë e suksesshme. /Lajmi.net/

LONDON, ENGLAND – FEBRUARY 21: *** EDITORIAL USE ONLY IN RELATION TO THE BRIT AWARDS 2018 *** Rita Ora attends The BRIT Awards 2018 held at The O2 Arena on February 21, 2018 in London, England. (Photo by Mike Marsland/Mike Marsland/WireImage)