ShowBiz

Këngëtarja e njohur fshin profilet në rrjetet sociale me miliona ndjekës

Kishte plot 85 milionë ndjekës në “Twitter” dhe 102 milionë në “Instagram”, por këngëtarja e njohur i fshiu papritur të gjitha profilet e saj në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për Taylor Swift, ku veprimi i saj ka nxitur spekulimet se këngëtarja po bëhet gati të zbulojë diçka të madhe, ndoshta albumin e saj të gjashtë.

Zhvillimi i ri vjen në 3 vjetorin e publikimit të “Shake It Off,” singëli i albumit të fundit të Swift ‘1989’, që kryesoi për disa kohë klasifikimet.

BBC shkruan se ka gjasa të jetë thjesht një koiçidencë, e ndoshta ajo mund të jetë bërë viktimë e një sulmi kibernetik.

Lëvizja ka nxitur reagime të shumta mes fansave të këngëtares, në rrjetet sociale, e hashtagu ‘TS po rikthehet’, ishte një prej më të shpërndarëve..

“Kam frikë të shkoj të fle.. po sikur Taylor të publikojë një këngë të re’, shkruante një adhuruese në ankth.