Këngëtari i njohur shqiptar mposhti koronavirusin.
Këngëtari i njohur shqiptar, Valton Krasniqi, nëpërmjet rrjeteve sociale së fundmi e ka konfirmuar se ishte infektuar me koronavirus, shkrua lajmi.net.
Këtë e bëri me publikimin e një imazhi nga spitali aty ku edhe njoftoi se dikur nuk besonte se ka virus ndërsa më pas u bënte thirrje të gjithëve që të kenë kujdes.
Tani Valton Krasniqi nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram ka treguar se e ka mposhtur virusin Covid-19.
“Përfundimisht u konfirmua se tashmë, covid-19, e kam mposhtë jam shum ma mire se qysh isha , jo aq lehtë sa e mendoja por megjithatë ia arrita.Ju Falenminderoj nga zemra të gjithve për mesazhe qe me keni derguar dhe me keni dhën forcë.Falënminderoj Zotin dhe mjekët dhe stafin e Klinikës infektive për kujdesin madh ndaj meje dhe përkushtimin për luftimin e virusit.Uroj shërim të plotë për të gjithë të infektuarit, me dëshirat më të mira të mos ketë të infektuar më. Me respekt Valton Krasniqi”, u shpreh ai.