Katy Perry serish ka arritur të deklarojë diçka, për shkak të të cilës u gjet në “target” të atyre që nuk e pëlqejnë, por edhe të fansave të shumtë.
Këngëtarja u është përgjigjur online në Instagram pyetjeve të fansave dhe pyetjet për flokët e saj duket se asaj nuk i pëlqyen.
“Me të vërtetë?! A të mungon ty Barack Obama? Ok. Kohët ndryshojnë. Tungjatjeta! Shihemi më vonë”, ka thënë ajo dhe ka mbyllur transmetimin direkt.
Pas kësaj “shpërtheu” kaosi në Twitter dhe shumica konkluduan se munden edhe pa Katy, të cilën e quajtën “humbëse”, transmeton KosovaPress.