Getoar Selimi dhe Marina Vjollca mbrëmë u martuan në një dasmë madhështore në Gjirin e Lalëzit në Durrës.
Çifti kishin ftuar familjarët, miqtë dhe kolegët e tyre që të jenë të pranishëm në ditën më të rëndësishme për ta, shkruan lajmi.net.
Në mesin e të ftuarve ishin edhe anëtarët e labelit Babastars, të cilët u argëtuan deri në orët e vona.
Pamë shumë momente nga kjo dasmë, por videoja kur anëtarët e ‘Babastars’ kërcejnë nën ritmet e këngës së fundit të tyre ‘High4Real’ është për të mos u humbur. /Lajmi.net/