ShowBiz

Kënga e re e Dua Lipës 2 milion klikime për 24 orë (Video)

Videoklipi i kësaj kënge u publikua dje dhe ka arritur që për 24 orë të marrë më shumë se 2 milionë shikime në kanalin e saj në YouTube, shkruan KultPlus.

Këngëtarja e njohur kosovare me famë botërore Dua Lipa dje ka lansuar këngën e saj më të re të titulluar “New Rules”.

Kjo këngë e cila fillimisht u lansua më datë 2 qershor bashkë me albumin e saj të parë me titull “Dua Lipa”, po rezulton si shumë e suksesshme.

Videoklipi i kësaj kënge u publikua dje dhe ka arritur që për 24 orë të marrë më shumë se 2 milionë shikime në kanalin e saj në YouTube.

Kjo shënon suksesin e radhës për artisten kosovare. Më poshtë po ju sjellim videoklipin e kësaj këngë, i cili është pritur shumë mirë. / KultPlus.com