ShowBiz

Kendall Jenner përballet me ndjekësin e saj në gjykatë

Kendall Jenner u shfaq në gjykatë për t’u përballur me ndjekësin e supozuar dhe deklaroi “asnjëherë në jetë nuk ka qenë më e frikësuar”, shkruan The Mirror.

Ylli i televizionit është dëshmitare kryesore në rastin kriminal kundër Shavaughn McKenzie dhe sipas TMZ, ajo është shfaqur duke u ‘dridhur’ në gjykatën e Los Angeles.

McKenzie përballet me një akuzë kundërvajtje për ndjekje dhe thuhet se është gjetur duke pritur jashtë pronës së saj më 14 gusht, transmeton KosovaPress.

Sipas faqes, Kendall i tha gjykatës se ajo e gjeti atë ulur në rrugë mes pemësh në shtëpinë e saj në Hollywood Hills, me kokën e tij të futur mes gjunjëve.