“Met Gala”, i quajtur ndryshe si Instituti i Kostumeve Gala, është një ngjarje vjetore e cila mbahet për mbledhjen e fondeve në të mirë të Muzeut Metropolitan të Institutit të Kostumeve të Artit në New York.
Kjo ngjarje shënon hapjen e ekspozitës të Institutit të Kostumeve derisa ekspozita përcakton tonin e veshjes formale për atë mbrëmje me që mysafirët pritet t’i përshtaten me anë të veshjes temës së caktuar të ekspozitës, shkruan KosovaPress.
Për këtë vit më të pëlqyerat sipas medieve ndërkombëtare kanë qenë modelet Kendall Jenner, Gigi Hadid dhe Bella Hadid të cilat kanë impresionuar të pranishmit me dukjet e tyre.
Përveç këtyre mund t’i shihni edhe shume ikona të modës, si Jennifer Lopez, Halle Berry, Nicki Minaj e shumë tjera, të cilat janë dukur të mrekullueshme gjithashtu .
Më poshtë mund t’i shihni dukjet e shumë prej tyre dhe të inspiroheni nga dukja juaj favorite.