Supermodelja e njohur Kendall Jenner, e cila së fundmi ka realizuar një reklamë për Pepsin, është akuzuar se e ka dëmtuar lëvizjen “Black Lives Matters”.
Kendall Jenner është kritikuar për paraqitjen e saj si një “ modele e bardhë e privilegjuar”, që bënë paqe mes aktivistëve të të drejtave civile dhe të policisë, shkruan KosovaPress.
Në reklamën e Pepsit modelja shihet me një paruke të bardhë, duke bërë fotosesione, të cilat pastaj i lë për tu bashkuar me aktivistët të cilët bëjnë thirrje për dashuri dhe paqe.
Në një deklaratë, Pepsi ka thënë : “Ky është një veprim globale që reflekton njerëzit nga sferat e ndryshme të jetës vijnë së bashku në frymën e harmonisë.
“Ne mendojmë se është një mesazh i rëndësishëm për tu përcjellë”
Nga modelja Kendall Jenner nuk ka ende asnjë deklaratë përderisa është treguar se në vitin 1971, Coca-Cola bëri një lajmërim të ngjashme në bazë të Luftës së Vietnamit./KP/
