Aktuale

Kënd po e akuzon PDK për marrëveshje të fshehta për Murin në Mitrovicë?

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media ku do të flitet për murin në Mitrovicë, ku kanë thënë se do të shpalos bisedimet sekrete dhe marrëveshjet e fshehta për këtë çështje

Konferenca është paralajmëruar të mbahet në orën 14:00, ku PDK ka paralajmëruar se do të shpalosë bisedimet sekrete dhe marrëveshjet e fshehta për murin e Mitrovicës.

“Të nderuar përfaqësues të mediave, duke parë zhvillimet e fundit në Mitrovicë, përkatësisht hezitimin e organeve kompetente që ta rrënojnë Murin e ndarjes dhe në anën tjetër marrëveshjet e fshehta që Muri të mbetet në formën e shkallëve, ne Partia Demokratike e Kosovës thërrasim Konferencë të jashtëzakonshme për media”

“Ju ftojmë të jeni prezent t’i dëgjoni argumentet dhe faktet tona me pengesat dhe bisedimet e fshehta që po bëhen për çështjen e Murit”, thuhet në një njoftimin për media. /GazetaExpress/