Rajon & Botë

Ken Rogoff: Rënia ekonomike e Kinës është rrezik i madh

Ish-shefi i ekonomisë së Fondit Ndërkombëtar Monetar ka thënë për BBC se ngadalësimi ekonomik i Kinës është rreziku më i madh në ekonominë globale.

Ken Rogoff ka thënë se një rënie e madhe e njërit nga motorët kryesor të rritjes ekonomike globale nuk mund të lihet anash.

“Kina po shkon drejt reformave të mëdha politike” ka thënë ai. “Dhe mendoj se ekonomia po pëson rënie më shumë se sa figurat politike po e shfaqin”.

Ai ka shtuar se, ”Nëse dëshironi të shihni një pjesë të botes që ka probleme më borxhin, shikojeni Kinën. Ata kanë rritje të kredisë dhe kjo nuk mund të vazhdojë përgjithmonë”

“Të gjithë thonë se Kina është ndryshe nga vendet tjera, ky shtet posedon gjithçka që mund të kontrollojë.” – Profesori i Ekonomisë në Harvard ka thënë se “Vetëm në një pikë, mund të kemi shqetësim, në rënien e madhe ekonomike të Kinës.”

Pas Kinës, Ken Rogoff ka thënë se çështje tjetër e pasigurisë në botë është se cili nga kandidatët për president do t’i fitojë zgjedhjet në SHBA. Ai ka thënë se është e vështirë të mendohet se çfarë do të bënte Trump sikur të fitonte, në ndërkohë që Clinton do të investonte në infrastrukturë që është e bllokuar nga Dhoma e Përfaqësuesve Republikanë, transmeton Gazeta Express.

“Më shqetëson fitorja e Trump vetëm për faktin se nuk e di ç’do të ndodhte më tej” – ka thënë profesori i ekonomisë, Rogoff.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për ndikimin e Brexit në ekonomi. Ai ka thënë se është ende i paqartë roli i Brexit në ekonominë britanike ashtu sikur që është e pamundur të përcaktohet forma e tregtisë që do të ishte e përshtatshme për ekonominë europiane në kohen që Britania e Madhe do ta lërë Bashkimin Europian.