Rajon & Botë

“Kemi mbushur armët”: SHBA përgatitet për luftë me Korenë e Veriut

Gjuha është ashpëruar ndjeshëm mes regjimit diktatorial të Koresë së Veriut dhe SHBA-ve.

“Ne jemi gati. Me armë të mbushura dhe të drejtuara”., ishte deklarata më e fundit e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump pas kërcënimeve të regjimit korean se do të godisnin ishullin e Guamit, një territor amerikan në oqeanin Paqësor, përcjell Albeu.com.

Gjatë ditës së djeshme. Koreja e Veriut kërcënoi se do të godisnin këtë ishull ku ndodhen rreth 150 000 ushtarë amerikan me raketa me rreze të gjatë veprimi.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, zyrtarë të Kinës kanë deklaruar se nëse është Koreja e Veriut ajo që godet e para SHBA-në, ata do të qendrojnë neutral, por nëse SHBA-të godasin të parat, atëhere do të rreshtohen në krah të regjimit komunist. /albeu.com/