Aktuale

Këmbësori vdes në QKUK pasi u godit nga makina

Policia e Kosovës njofton se një këmbësor ka humbur jetën pas lëndimeve të marra në një aksident trafiku që ndodhi një ditë më parë në Prizren.

Sipas policisë deri tek aksidenti erdhi kur një automjet civil me ngasës mashkull  cili duke ngasur në mënyrë të pa sigurtë goditi këmbësorin.

“Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë ku dhe ka ndërruar jetë”

” Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion ndërsa i  dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”.