Aktuale

Këmbëngul Haradinaj: Kufijtë e Kosovës nuk negociohen

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij për korrigjimin kufitar në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporton “zëri.info”.

Kryeministri në një postim në “Facebook”, ka shkruar se kufijtë e Kosovës edhe sot janë definuar qartë me Draft Rezolutën pirr dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ky është postimi i plotë i tij:

Në pikën një dhe pikën gjashtë të Rezolutës së Qeverisë, të dakorduar sot me kryetarët e partive të koalicionit qeveritar, është definuar qartë se kufijtë e Republikës së Kosovës, shtet i pavarur, Sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm, janë të pacenueshme dhe të panegociueshme dhe se Kuvendi i Republikës së Kosovës, si autoritet suprem, me votat e 2/3 e të gjithë deputetëve, do të Ratifikojë Marrëveshjen Ligjërisht Obligative në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. /ZËRI