Aktuale

Kelmendi: Të lirohet Thaqi, ose ndërprerje të menjëhershme të dialogut

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme për shkak të arrestimit të Nehat Thaqit nga autoritetet serbe.

Iniciuesi i kësaj seance është kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi.

Ky i fundit ka kërkuar nga Qeveria, ndërprerje të menjëhershme të dialogut me Serbinë.

“Kusht për të vazhduar dialogu është lirimi i Thaqit dhe zhvlerësimi i të gjitha fletë arresteve ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës të lëshuara nga Serbia”, tha gjatë fjalimit të tij Kelmendi./Lajmi.net