Deputeti i Pavarur i Kuvendit të Kosovës Gëzim Kelmendi, i cili njëherësh ka propozuar debatin rreth arrestimit të nënkolonelit Nehat Thaçi nga autoritet e Serbisë.
Kelmendi tha se Kuvendi nuk ka arritur që të ketë harmonizim të draft rezolutës, për shkak të refuzimit të PDK-së dhe LDK-së, për tu pajtuar me pikën që kërkohet ndërprerja e dialogut me Serbinë,
“Nuk e kemi arritur një harmonim të qëndrimeve kryesisht të qëndrimeve që lidhet me ndërprerjen e bisedimeve Kosovë- Serbi. AAK, VV, Nisma dhe deputeti i Shaip Muja, kemi qenë njëzëri që kjo të jetë pjesë e rezolutës deri në lirimin e Thaçit dhe të gjitha aktakuzave të ushtarëve të c UÇK-së, por këtë nuk e ka mirëprit PDK, LDK dhe unë si propozues, ju njoftoj se nuk kemi rezolutë”, tha Kelmendi./KosovaPress/




















