Zëvendëskryeministri i Kosovës Ramiz Kelmendi, ka qëndruar sot në Rahovec ku ka zhvilluar një takim me kryetarin e kësaj komune, Idriz Vehapi.
Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi tha se gjatë takimit është biseduar për çështjet me karakter ekonomik, si dhe për fusha të tjera.
Ndërsa zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, tha se fermerët e kësaj komune kanë nevojë të kenë të hyra, për shkak se sipas tij Rahoveci është një qytet i fuqishëm agro-industrial./
Tags:Ramiz Kelmendi