Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti të mërkurën drejtorin e Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope.
Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Kelmendi, e njoftoi drejtorin e USAID-it për përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës në zbatimin e prioriteteve, në veçanti për zhvillimin ekonomik, fuqizimin e sektorit të bujqësisë dhe të industrisë prodhuese.
Zëvendëskryeministri Kelmendi kërkoi përkrahjen e mëtejme të USAID-it në realizimin e këtyre prioriteteve, e po ashtu u pajtuan për takime të rregullta për bashkërendim të veprimeve.
Drejtori i Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, shprehu gatishmërinë e USAID-it që të ndihmojë Kosovën në zhvillimin e mëtejmë ekonomik.