Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, në Zona B të Klan Kosovës, ka thënë se liderët e partive politike në vend i bëjnë bashkë nëpër takime vetëm zyrtarët ndërkombëtar.
Ai ka deklaruar se është munduar që t’i bëjë bashkë për të biseduar për demarkacionin të gjithë liderët, por që ka qenë e pamundur pasi nuk ka hasur në mirëkuptimin e tyre, njofton Klan Kosova.
“Takimi i njerëzve gjithmonë nxjerr dicka pozitive për shtetin. Mungesa e fjalëve pozitive, kompensohet me fjalë të ashpra negative. Për ata që nuk dijnë nuk do të thotë që punojnë për këtë çështje. Mungesa e ideve krijon një formë konflikte”.
“Me një qëllim vetëm të mirë, e zgjedha villen në Rugovë, pasi po bëhet fjalë për rugovasit, unë isha vet i Rugovës dhe që të krijoj një opinion për bashkëvendasit e mi që këta lider politik po mendojnë me një vizion pozitiv për vendin tonë”.
“Ky takim pa prezencën e ndërkombëtarëve kam përshtypjen që tregoi se këta nuk dijnë të bëjnë takim pa një presion ndërkombëtar. Nuk kam menduar që do të ndodhte dhunë fizike në këtë takim. Qëllimi ishte të tregojmë që ne kemi fuqi intelektuale komunikuese e jo fizike”.