Aktuale

Kelmendi: Hashim Thaçi se mbajti premtimin që unë të bëhem Zv. Kryeministër

Zëvendëskryeministri i ri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, në një intervistë për Info Magazinen e Klan Kosovës, ka thënë se kishte pritur dyherë në PDK për t’u realizuar premtimi që ata i kishin dhënë për këtë post.

“Unë nuk e kam bërë këtë hap me të parën, kam pritur edhe pjesën e dytë të premtimit se kam pasur dy herë premtim dhe i kam treguar që premtimi im dhe marrëveshja ka qenë që unë të jem pjesë e qeverisjes që të zhvillojë synimet e mia në fushën e ekonomisë”, ka thënë Kelmendi.

Ai ka thënë se personi që nuk e ka mbajtur fjalën, ishte Presidenti Hashim Thaçi

“Nuk mund të them  se Veseli nuk ka qenë i fjalës, Veseli u zgjedh kryetar i PDK-së dhe unë kam bërë këtë lëvizje jo për ta dëmtuar Veselin, dalja ime ka të bëjë ekskluzivisht me Thaçin”.

“Unë nuk e quaj këtë ikje por detyrim për largim”.