Zëvendëskryeministri më i ri i Qeverisë së Kosovës, Ramiz Kelmendi, me krenari fletë për pozicionimin politik dhe postin që e mban në Qeverinë e Kosovës. Prioritetet i vetëm i tij mbetet zhvillimin ekonomik dhe ulja e papunësisë. Ai në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se përvojën shumë vjeçare si biznesmen do të mundohet ta plasojë edhe në ekzekutiv duke e marrë parasysh se në Kosovë mungon ambienti për zhvillimin e biznesit.
“Jam i kënaqur me dimensionimin tim të ri politik në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Në veçanti si zëvendëskryeministër. Për këtë pozitë kamë punuar jashtëzakonisht shumë. Për të implementuar idetë dhe projektet që i kamë të bazuara nga përvoja ime shumë vjeçare si biznesmen i suksesshëm. Në këtë Qeverie e kamë gjete veten mirë . Për arsye se Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Mustafa, është një Qeveri e cila e dinë mirë gjuhën e ekonomisë dhe për mua ka qenë jashtëzakonisht e lehtë që këto ide dhe përvoja të inkorporohen sidomos duke bashkëpunuar me ministri të caktuara… Duke e ndihmuar edhe më tutje procesin e zhvillimit dhe të punësimit . Të gjitha resorët e ministrive do të jenë në mbështetje dhe fuqizim dhe përshpejtim të proceseve të zhvillim dhe punësimit të qytetarëve”, tha Kelmendi.
Ai tregon se Qeveria nuk punëson njerëz, por krijon ambient dhe infrastrukturë me qëllim të punësimeve dhe rritjes ekonomike.
Qeveria e Kosovës nuk punëson njerëz. Por krijon ambient dhe infrastrukturë ligjore dhe infrastrukturë fiskale në funksion të lehtësirave të zhvillimit ekonomik nga akterët e caktuar ekonomik, ekzistues dhe akterët e caktuar ekonomik të ri. Unë e kamë këtë të përvoja, sidomos në perceptimin e lëvizjeve që shtetet e regjionit janë duke bërë ne funksion të thithjes së investitorëve të jashtëm . Qeverisa e Mustafës është e përkushtuar që të kemi sa më shumë investitorë të jashtëm, por duke mos anashkaluar asnjë herë edhe investitorët e shumtë që janë të brendshëm. “, tha Kelmendi.
Kelmendi ka folur edhe për ngecje të zhvillimit ekonomik, duke i përmendur edhe zonat ekonomike të shpallura në qeveritë e kaluara.
“Në Republikën e Kosovë , mungojnë ambiente të caktuara të zhvillimit të biznesit . Pra në një kohë të caktuara qeveritë e kaluara kanë zhvilluar një aktivitet të ndërtimit të zonave të caktuar ekonomike . Ajo ka ngecë si për nga sipërfaqja, ka ngecë edhe si për ka infrastruktura ligjore . Këto zona të caktuara ekonomike janë bazë e mirë e zhvillimit. Për arsye se është një infrastrukturë e lehtë e lirë dhe e organizuar dhe e bënë mundësin e investimeve e sidomos të investitorëve të vegjël nëpër të gjitha komunat e vendit. Pra do të punojmë jashtëzakonisht shumë me ministren e Industrisë që t’ i funksionalizojm këto zona dhe të përdorim ligjin për investime strategjike për ti dhënë tokë komunave me një sipërfaqe solide në mënyrë që projeksionet e zhvillimit ekonomik mos të jenë afat shkurtër po të jenë afat gjatë së paku për një 50 vjet”, tha Kelmendi.
Aktualisht Kelmendi, tregon se është duke zhvilluar takime me asosacione të bizneseve në vend. Ai ka përmendur edhe mundësin që disa prona të menaxhuara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), të mund të hynë në funksion të zhvillimit ekonomik.
“Unë kamë filluar një fushë të angazhimit të takimeve të ngjeshura me asosiacionet ekonomike dhe me shoqatat të caktuara, në funksion edhe të detektimit të kërkesave por edhe në funksion të premtimit konkret, që çka Qeveria mund të bëjë për kërkesat e tyre të shumta. Që ata të mos të ballafaqohen me pengesa që po e pengojnë zhvillimin dhe punësimin në ekonomitë e tyre vijuese. Gjatë qëndrimit timë në Podujeve me kryetarin e Komunës është kuptuar që ka mungesë të hapësirave të zhvillimit të bizneseve të vogla në çdo Komunë. E sidomos në Komunë e Podujevës dhe kjo më shtyri që unë të mendoj që një pjesë e tokave që menaxhohen nga AKP, që duke u respektuar ligjet e AKP-së dhe obligimet që rrjedhin nga ato ligje por që një pjesë e këtyre tokave të jen ë në funksion të zhvillimit të ekonomive të komunave të Kosovës. Le të zhvillohen të gjitha procedurat adekuate , por mos të jetë kjo pengesë e zhvillimit të ekonomive të vogla. Sidomos ato që kanë bazë të vogël materiale që po pengon jashtëzakonisht shumë .”, tha Kelmendi.
Sipas tij, qytetarët janë gëzuar me pozitën që iu është dhënë në Qeveri, duke shtuar se ka nxitë shpresa për përmirësim të gjendjes ekonomike.
“Mu ma merr mendja që më shumë qytetar dhe akter ekonomik ju janë gëzuar pozitës sime si zëvendëskryeministër. Për arsye se kamë nxitë shpresa tek ta që proceset ekonomike do të shkojnë dhe do të jenë më ndryshe se që ka qenë . Ndoshta më shumë ju është dhënë hapësirë kritikave të ndryshme. për të cilën unë mendoj që lëvizja e qytetarëve është një lëvizje demokratike , kushtetuese e lirë dhe e pa papengueshme… Prandaj është ofertë dhe kërkesë dhe mundësi për të realizuar synimet dhe qëllimet e mija të zhvillimit dhe avancimit ekonomik….Unë jam njeri i zhvillimeve ekonomike të avancuara . Koha e zhvillimeve ekonomike sociale ose të përmbushjes së kërkesave sociale të qytetarëve ka kaluar. Neve na nevojitet një ekonomi që e mbështet MSA-në. Nëse ne nuk krijojmë ekonomi industriale të avancuara dhe një industri agrare të avancuar, MSA-ja do të jetë një marrëveshje në letër dhe ne fare nuk mund të jemi kontribuues në eksportin e kësaj marrëveshje”, tha Kelmendi.
Sa i përket projekt buxhetit për vitin e ardhshëm, Kelmendi thotë se ky buxhet i përmbush nevojat e qytetarëve por që do të punojë që buxhetet në të ardhmen të jenë edhe më të qëndrueshëm që do të kenë shtrirje në zhvillim ekonomik./