Aktuale

Kelmendi: Darkë e veçantë pranë Vatikanit

Delegacioni i Kosovës, që po merr pjesë në Forumin për Investime dhe Tregti Kosovë-Itali, ka pasur një darkë të veçantë në Vatikanit.

Siç ka njoftuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, i cili po ashtu është pjesë e delegacionit, kryeministri Isa Mustafa, një pjesë e kabinetit qeveritar, Ipeshkvi i Kosovës dhe Ipeshkvi i Tivarit, kanë pasur një darkë, ku kanë biseduar për çështje të rëndësishme për Kosovën.

Postimi i zëvendëskryeministrit Kelmendi:

Kryeministri Mustafa, kolegë nga kabineti Qeveritar, Ipeshkvi i Kosovës dhe Ipeshkvi i Tivarit. Bisedë e gjerë për çështje me rëndësi për qytetarët e Kosovës. Darkë e organizuar nga Ipeshkvia e Kosovës në Romë.